Takimi i Edi Ramës në Devoll, dhjetëra karrige bosh, qytetarët e Bilishtit braktisin kryeministrin

Takimi i Edi Ramës në Devoll, dhjetëra karrige bosh, qytetarët e Bilishtit braktisin kryeministrin

12:42, 05/05/2025

Takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Bilishtit, Devoll, është zhvilluar sot në një atmosferë të ftohtë, me pjesëmarrje minimale dhe dhjetëra karrige të pambushura.

Burime nga terreni bëjnë me dije se punonjësve të administratës lokale u është kërkuar të sjellin familjarët e tyre në takim, ndërsa vetë të qëndrojnë në vendet e punës për të mos ndikuar në shërbimet publike.

Kjo manovër duket se ka pasur pak efekt, pasi thirrjes së organizatorëve nuk iu përgjigjën as qytetarët, as të afërmit e të punësuarve në administratë.

Refuzimi i banorëve të Devollit për të marrë pjesë në takimin e kryeministrit shihet nga analistët si një shenjë e qartë pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale dhe një tregues i humbjes së mbështetjes popullore në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco