‘E presim me zemrën plot Sali Berishën, kemi nevojë për shpresë’/ Maturantja: Votoni numrin 1, votoni ndryshimin!

11:39, 04/05/2025

Në takimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në shtëpinë e tij në Tropojë, mori fjalën edhe maturantja Erisa Memia.

Memia u shpreh se të rinjtë e presin Sali Berishën me zemër plot, sepse kanë nevojë për shpresë. Ajo i bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1, të votojnë ndryshimin.

Erisa Memia:


“I nderuar profesor, doktor Sali Berisha! Sot nuk është një ditë e zakonshme, sot Tropoja mirëpret birin e saj që nuk u përkul kurrë. Një lider që mbështeti demokracinë, që ruajti dinjitetin kombëtar, që na mësoi se Shqipëria vlen. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde politike, historike, shpirtërore.

Ne të rinjtë të presim me zemër plot, sepse kemi nevojë për zë, për drejtësi e për shpresë. Kemi nevojë për një arsye për të qëndruar në vendin tonë, e jo për t’u larguar. Nuk kemi nevojë për lëmoshë. Ne nuk kërkojmë privilegj, kërkojmë mundësi – shkollim të denjë, punësim real dhe një vend ku të rinjtë ndihen të vlerësuar, e jo të përjashtuar.

Votoni numrin 1, votoni ndryshimin!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco