Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidat i PD-së për deputet në Tiranë Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorë, të rinj, pensionistë, punëtorë dhe biznese në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Në biseda u përcoll mesazhi se qytetarët duan ndryshim, dhe ai ndryshim fillon me largimin e kësaj qeverie.
Këlliçi theksoi se Partia Demokratike është gati të zbatojë reformat që vendi ka nevojë urgjente, duke nisur me Paketën e Emergjencës, që përfshin minimumin jetik prej 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe përmirësimin e pagës mesatare në 1200 euro.
“Jemi në javën e fundit të fushatës. Çdo zë ka rëndësi, ndaj ju ftoj të përhapni mesazhin e shpresës dhe ndryshimit tek çdo mik e të njohur,” u shpreh Këlliçi.
Ai mbylli takimet me thirrjen: “Më 11 maj, votoni Nr. 1 – për shembjen e murit të korrupsionit dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët!”
Postimi
Tek Njësia 9 në takime me banorë, kalimtarë të rastit.
Nga të rinjtë tek pensionistët, nga punëtorët tek bizneset, të gjithë kërkojnë ndryshimin. Ndryshim që fillon me largimin e kësaj qeverie dhe vazhdon me reformat që PD do të ndërmarrë duke filluar nga Paketa e Emergjencës me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro.
Në këtë javë të fundit të fushatës ju inkurajoj të gjithëve të shpërndani mesazhin tonë tek çdo mik, tek çdo i njohur.
Të gjithë meritojnë të bëhen pjesë e shembjes së madhe të murit të korrupsionit.
Më 11 maj, me votën tek numri 1!
© SYRI.net