Tashmë fushata elektorale është intesifikuar ndjeshëm, teksa partitë politike kanë hyrë thuajse në javën e fundit të garës elektorale, për të bindur qytetarët që përmes programit që ofrojnë, t’i votojnë më 11 maj.
Partia Demokratike, që në çdo takim elektoral të saj është pritur me entuziazëm nga qytetarët, duke se po ofron shpresë për ta, çka reflektohet në takimet madhështore të PD-ASHM në qarqet dhe qytetet e vendit.
Edhe këtë të shtunë agjenda elektorale e liderit demokrat, Sali Berisha është e ngjeshur, ku paraditen e kësaj të shtune, do të prezantojë kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e Peqinit.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD, pas Peqinit, në ora 12:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të vijojë me prezantimin e kandidatëve “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e Gramshit.
Njoftimi
Në ora 10:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të prezantojë kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e Peqinit.
Aktiviteti do të jetë me regji. Sinjali për media do të dërgohet pak para fillimit të tij.
Në ora 12:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të vijojë me prezantimin e kandidatëve “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e Gramshit.
Aktiviteti do të jetë me regji. Sinjali për media do të dërgohet pak para fillimit të tij.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE


© SYRI.net