Kryeministri Edi Rama sërish nuk hoqi dorë nga metaforat ofenduese ndaj qytetarëve të Dibrës, edhe në mbylljen e fushatës elektorale në këtë qark.
Rama sfidoi votuesit dibranë duke thënë se më 11 maj duhet të tregojnë se nuk janë “çyryk”. Dy javë pas ofendimeve me fyerje banale ndaj burrave të Dibrës, Edi Rama u kthye sërish në këtë zonë për të mbyllur fushatën elektorale.
Pas reagimeve të ashpra në opinionin publik, të cilat i shkaktoi fyerja e kryeministrit, dhe teksa zgjedhjet po afronin, Edi Rama u mundua të zbusë fjalorin, por sërish nuk i la mënjanë metaforat ofenduese, të cilat këtë herë i përdori si një sfidë ndaj qytetarëve dibranë.
Pas 12 vitesh në pushtet, Rama u kujtua të premtojë ndërtimin e rrugës së Maqellarës, ndërsa për pjesën tjetër të fjalimit, kryeministri nuk dha asnjë zgjidhje për shqetësimet konkrete të qytetarëve, duke vazhduar të premtojë, si shkop magjik, pasaportën europiane.
© SYRI.net