SYRI TV/ Takime në Fushë-Krujë e Kurbin, qytetarë rezervojnë pritje madhështore Berishës

22:20, 02/05/2025

Mijëra qytetarë të Kurbinit mbushën sheshin e qytetit, dhe i rezervuan një pritje madhështore kryetarit të PD, Sali Berisha.  

I shoqëruar edhe nga deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti,  Sali Berisha u ngjit në podium së bashku me ekipin e kandidatëve të  PD-së, duke e nisur fjalën me një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. 

Në një nga zonat më të goditura nga tërmeti  shkatërrimtar I vitit  2019, kreu demokrat premtoi se brenda 1 viti, PD në qeverisje, do t’i japë, zgjidhje familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat pas 6 viteve, ende janë pa banesa. 

Më herët lideri PD-së, u ndal edhe në Fushë-Krujë, ku mijëra qytetarë ju bashkuan takimit të tij. Ndërsa premtoi  vendosjen e minimumit jetik, rritjen e pagave e pensioneve.  Lideri i opozitës deklaroi se me ardhjen e PD në pushtet, do të hiqen një sërë ‘taksash grabitqare’, që janë vendosur mbi bizneset dhe qytetarët ndërsa u zotua për faljen e gjobave të IKMT dhe tatimeve.

Berisha kishte një mesazh edhe për diasporën, që në këto zgjedhje voton për herë të parë.

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht, deri të dielën e 11 majit, lideri i opozitës, ju bëri thirrje qytetarëve, të firmosin  ndryshimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco