Gjatë bisedës me banorë të Tiranës në familjen e vjetër tiranase, Kazani lideri i demokratëve Sali Berisha ka vënë theksin dhe tek ilaçet, dhe kompensimi i tyre për të moshuarit.
Berisha theksoi se, do të vendoset lista italiane e rimbursimit të ilaçeve, ndërsa nënvizoi se, shqiptarët harxhojnë shumë më tepër lek për shëndetin se për bukën.
‘Instituti i statistikave nxori se, shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdes shëndetësor. Ne jemi kombi që bukën e ha më shumë në Europë. Por, paguajmë gjithsej bukë, 220 milionë. Ilaçe paguajmë 820 milionë. E merrni me mend çfarë gjobe mbi qytetarët kjo?’, theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Plus, ilaçet.
Unë jam mjek. Edhe po të mos isha mjek, njeriu nuk mund të pranojë kurrë të lejë spitalet pa ilaçe. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Kë lënë pa ilaçe këta? Të sëmurët e Onkologjikut. E pranojnë edhe vet, se është krim kundër njerëzimit.
Ta lësh atë pa ilaçe, në kthetrat e një sëmundjeje siç janë ato, ai është krim kundër njerëzimit. Se ky ka një gjë. Vetë përgjegjësi, nuk pranon kurrë.
Po, tha, mjekët. Nuk e kanë bërë mjekët atë. Nuk e bëjnë tenderin e ilaçeve mjekët. Tenderin e ilaçeve e bën ministria. E bën drejtoria e spitalit. Por, nga dita që tha janë krim kundër njerëzimit e deri sot, nuk ka marrë asnjë masë, sepse ministrja është me duart e zeza të saj në paratë e ilaçeve.
Tani, më thoni ju mua. A mundet një shtet, të lejë njerëzit, anëtarët e shoqërisë së vet, anëtarët e kombit pa ilaçe, se ato kushtojnë? Jo, nuk mund t’i lejë. Kushtojnë, dhe janë të bleshme. Janë plotësisht të bleshme.
I blinim ne më parë. Kushtonin, por nuk mund të ekzistonte. Mendja e njeriut nuk mund të pranojë që ta lesh atë pa ilaçe aty. Janë bazë ato ilaçe. Këta rrinë. Mjekët duke i marrë të sëmurët në telefon: për dy muaj nuk ka ilaçe, për tre muaj nuk punon aparatura. Asnjë nga aparaturat kryesore nuk punon aty. Pse? Vetëm që të shkojnë të paguajnë jashtë, tek privatët.
Krim! Ndaj dhe, del pastaj. E publikuan vet dy javë më parë. Instituti i statistikave nxori se, shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdes shëndetësor. Ne jemi kombi që bukën e ha më shumë në Europë. Por, paguajmë gjithsej bukë, 220 milionë. Ilaçe paguajmë 820 milionë. E merrni me mend çfarë gjobe mbi qytetarët kjo?
Kjo gjobë, ose s’kanë dhe nuk i marrin. Ata që kanë u kërkojnë fëmijëve jashtë, njerëzve jashtë: më ndihmoni, shtrijnë dorën, apo shesin çfarë kanë, etj. me radhë. Merr fund kjo.
Ne do të instalojmë në Shqipëri listën e rimbursimit të ilaçeve që ka republika italiane. Absolutisht.
Le të kushtojë sa të dojë. Atë listë do ta kenë shqiptarët në Shqipëri.
Nuk themi se do marrim rrogat e italianëve, jo. Por, për ilaçe do jemi njëlloj me ta. Do marrim ato ilaçe që marrin ata në farmaci, dhe nuk do shiten kurrë ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE.
Doshi dhe Nushi mbyllen të dy, dyllosen!
© SYRI.net