SYRI TV/ Berisha nga Kongresi i PPE: E gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike!

SYRI TV/ Berisha nga Kongresi i PPE: E gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike!

17:32, 30/04/2025

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për media, pas pjesëmarrjes në kongresin e PPE në Valencia, deklaroi se në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e PD, me besimin se, nën drejtimin e kësaj force politike, do të bëhet realitet anëtarësimi i Shqipërisë në BE. “Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Edi Ramën dhe regjimin e tij”- deklaroi kryedemokrati nga Spanja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,i pranishëm prej dy ditësh, në kongresin e partisë popullore Evropiane, së bashku me kryeministrat dhe liderët më të rëndësishëm të Evropës, deklaroi se ka marrë mbështetjen e gjithë përfaqësuesve të lartë të PPE, të cilët presin fitoren e  Partisë demokratike në zgjedhjet e 11 majit. 

Nga Valencia, ku një  ditë më parë përmes fjalës së tij denoncoi  gjendjen poltike në shqipëri duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Berisha solli si shembull, për mbështetjen që opozita po merr nga ndërkombëtaret, miratimin e një tjetër rezolute, që dënon regjimin e Edi Ramës. Berisha u shpreh se përmes kësaj rezolute  krerët e partive popullore evropiane, mbështesin partinë demokratike,  si forca që mund të integrojë vendin në Bashkimin e Evropian.

Lideri i opozitës, deklaroi se  pavarësisht përpjekjeve të kryeministri Edi Rama, i cili  përmes presioneve, po tenton të manipulojë e vjedhë votën e shqiptarëve, qytetarët më 11 maj, do të zgjedhin ndryshimin.

Kongresi i Partive Popullore Evropiane, ku lideri i Partisë Demokratike ishte i pranishëm, cilësohet si forumi më i rëndësishëm politik në Evropë ku morën pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra evropianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco