I ftuar në emisionin e mesditës në Syri tv ka qenë Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franc Nuri.
Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuar miratimin e rezolutës për Shqipërinë dhe për rrezikimin e zgjedhjeve të lira nga qeverisja e Ramës. Nuri ka folur edhe për denoncimet e opozitës për shkeljen e ligjit zgjedhore nga Rilindja dhe institucionet shtetërore.
Franc Nuri: Unë e shoh si një zhvillim pozitiv. Është një mbështetje shumë e fortë dhe e fuqishme që vjen për Partinë Demokratike 10 ditë para zgjedhjeve. Është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një sinjal që nuk do të ketë pasaportë evropiane me PS. Është një sinjal që nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për shkeljen e standardeve zgjedhore. Është një sinjal i fortë ndaj të gjithë atyre individëve që ndoshta i ka shkuar në mendje që në 2-3 ditët e fundit para zgjedhjeve të zbresin në terren dhe të zbatojnë ato metodat e vjetra që i kanë patur dhe i kanë përdorur herët e kaluara, qoftë në 2021, apo në 2023, apo edhe më herët akoma, që nuk do të tolerohen, Krimi zgjedhor nuk do të tolerohet. Partia Demokratike është këtu, është prezent i ka mbajtur shënim të gjithë vërejtjet, të gjitha problematikat, i ka ngritur ato kudo, si në KQZ si në institucionet e tjera. I ka paraqitur në SPAK tek ndërkombëtarët. Tek OSBE – ODHIR, duke filluar që përpara disa muajsh që kur filloi procedura e regjistrimit të diasporës. Por gjithashtu edhe me procedurat e tjera sa i takon tashmë edhe dërgimit të zarfeve në diasporë. Të gjitha fenomenet e keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve, patronazhimi, qoftë ai brenda edhe jashtë Shqipërisë do të ndëshkohet. Kështu që është një sinjal jashtëzakonisht i fortë dhe i vlefshëm që tregon se partnerët ndërkombëtarë perëndimorë të Partisë Demokratike, janë aty janë vigjilentë dhe po shohin zhvillimet në Shqipëri dhe po shohin se si po shkon ky proces zgjedhor, dhe po shohin se si po shkojnë këto zgjedhje të 11 majit 2025. Dhe unë gjykoj se është një mbështetje shumë pozitive që do të inkurajojë, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të inkurajojë mbi të gjithë tranzicionin politik dhe ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.
Bled Marku: PD ka bërë shumë denoncime për këto fenomene për sa i përket këtyre fenonomeneve të cilat janë pasqyruar sot edhe në rezolutën e PPE. Por dua të përqendrohem tek KQZ. Çfarë bën. A e çon në organet ligjzbatuese për tu marrë masa.
Franc Nuri: Në shumicën e rasteve që ka depozituar PD, që janë pothuajse 100 siç e thate edhe ju, nuk janë marrë masa administrative por ama është zhvilluar një proces i mirëfilltë administrativ i shqyrtimit të këtyre rasteve në KQZ. Që do të thotë që pretendimet tona janë parashtruar publikisht, palët janë thirrur. Administrata ose personat e caktuar kanë ardhur ose kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhe pse është e rëndësishme kjo pjesë. Sepse gjatë këtyre denoncimeve të PD qoftë për asfalt elektoral qoftë për keqpërdorim të burimeve njerëzore, apo të keqpërdorimit të administratës në fushatë, në dijeninë tonë kanë nisur disa hetime nga prokuroritë e rretheve edhe nga SPAK. Po kanë nisur hetime. Dhe kanë ardhur edhe në KQZ për të marrë dokumentacionin që mund jetë depozituar, pretendimet apo sqarimet nga institucionet publike.
© SYRI.net