VIDEO/ Bardh Spahia: Rama përdor krimin, paratë e pista dhe presionet dhe kërcënimet për vota

22:01, 29/04/2025

Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia gjatë bisedës në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, Rama e mban pushtetin me anë të krimit dhe parave të pista.

Sipas tij, sot po bëhet presion për bukën e gojës ndaj të punësuarve në shtet, duke i mbajtur varur për efekte elektorale.

‘Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Është e qartë që nuk janë mazhorancë, por janë një minorancë, sot arrijnë e marrin dhe mbajnë pushtetin nëpërmjet metodave ekstra ligjore, duke përdorur paratë e pista të trafiqeve të ndryshme, krimin e organizuar, përdorimin e institucioneve, buxhetin e shtetit, presione administratës, sillni kaq vota nëse doni vendin e punës.
Fryrja e administratës shtetërore, vetëm për të garantuar mbajtjen varur nëpërmjet kafshatës së bukës, për efekte elektorale.

Është një situatë ku kërkohet liri, liri zgjedhje dhe liri të votës. Është një koncept bazik në çdo vend që pretendon të jetë minimalisht demokratik.

Edhe sot kryefjala e diskursit tim me banorët ishte, merrni pjesë në votime dhe jepini vlerën dhe peshën e duhur votës tuaj dhe mos lejoni askënd të ua blejë apo tjetërsoj në çfarë do lloj forme votën.

Është e shenjtë dhe është për 4 vitet e ardhshme për ju dhe familjet tuaja’, tha Bardh Spahia në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco