Plumbat tek zyra e PSD/ I riu u përplas me socialdemokratët – Shkon babai e konfliktohet me militantët e Doshit/EMRI/

Plumbat tek zyra e PSD/ I riu u përplas me socialdemokratët – Shkon babai e konfliktohet me militantët e Doshit/EMRI/

15:20, 29/04/2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë ë Tiranë. Të shtëna më armë zjarri janë njoftuar pranë zyrave elektorle të PSD, partisë së Tom Doshit në zonë  e Ali Demit.

Ndërkohë, gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli ka mësuar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas tij, “policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallari i cili ka hyrë në zyrën elektorale të PSD dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty”.

“Në njoftimin në sallën operative është thënë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri por deri më tani policia ka gjetur vetëm dy fishekë të paplasur”.

Mësohet gjithashtu se personi i shpallur në kërkim është babai i një notereje në Tiranë.

Gjithashtu dyshohet se djali i Arjan Telhallarit me herët gjatë ditës është konfliktuar me dy personat që kanë qenë në zyrën e PSD dhe me pas ka shkuar i ati është zënë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.  

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco