Kreu i rilindjes është përballur gjatë ditës së sotme me një qytetar i cili siç duket ja ka prishur regjinë e takimit që po zhvillonte te ish uzina e autotraktorëve.
Ai i tha Ramës se ka qenë i kanëkërkuar lekë për legalizimin.
Ndërkohë Rama ka kërkuar që të flasë me të pas takimit dhe i ka thënë që ti tregonte se kush është ai që i ka dhënë lekë.
Qytetari: Si të gjithë shqiptarët. Asnjë nuk e ka marrë legalizimin pa lekë.
Ndërkohë që Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm ka këmbëngulur në debatin me qytetarin duke u kërkuar që të bëjë deklarimin në polici.
Qytetari i ka thënë Ramës se nëse ai është kryeministër duhet të dëgjojë hallet e njerëzve.
Rama: Gënjeve për të bërë politikë këtu.
Qytetari: Nuk me intereson as e djathta as e majta. Më intereson, kush bën punë i jap votën.
Rama: Thuaj që gënjeve, thuaj që e bëre për gjithë shqiptarët
Qytetari: Unë nuk gënjeva. Nuk e bërë për askënd. Japin edhe sot lekë. Mund të dalë një zinxhir shumë i madh....
© SYRI.net