140 mijë euro për 1 telefonatë, Saraçi: Roli i bankës turke, të arrestuarit në SHBA për lidhje me Iranin, paguan për PS

140 mijë euro për 1 telefonatë, Saraçi: Roli i bankës turke, të arrestuarit në SHBA për lidhje me Iranin, paguan për PS

11:41, 28/04/2025

Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto” me moderator Flavio Qarri ka zbuluar detaje për një kontratë lobimi për PS në SHBA, nënshkruar nga Turqia nga ambasadori turk dhe pjesë e kësaj kontratë ishte edhe një aneks që brenda kësaj kontrate duhet te mbuloheshin edhe interesat e PS. Dhe për llogari të PS nënshkruante Endri Fuga.

Romir Saraçi: Bëhet fjalë për një kontratë lobimi. Në aparencë, çdo gjë në rregull, të nënshkruar me një kompani lobuese në SHBA. Deri ketu në rregull, Nuk mund ta paragjykojmë. Eshtë e drejta e kujtdo. Por në momentin kur u futem tek detajet e kontratës, pame disa elementë dyshues, të çuditshëm. Dhe nuk bëhej fjalë për një kontratë lobimi të firmosur drejtpërdrejtë nga qeveria shqiptare apo PS për të lobuar në institucionet e SHBA por bëhej fjalë për një kontratë të nënshkruar nga Turqia për llogari të shtetit turk, nënshkruante ambasadori i Turqisë në SHBA dhe pjesë e kësaj kontratës, ishte implementuar edhe një aneks që brenda kësaj kontrate do të mbuloheshin edhe interesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe për llogari të PS nënshkruante Endri Fuga.

Por thelbi është, kush ishin interesat shqiptaro – turke për të lobuar së bashku në SHBA.

Flavio Qarri: Çfarë kishin të përbashkët?

Kjo nuk dihet, se kush janë interesat e përbashkëta dhe këtë duhet të na e thoshte SPAK, se mos kanë ndodhur disa zhvillime shqiptaro – turke në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. A kanë ndodhur në këtë periudhë. Kanë ndodhur pa fund. Sepse ishin me një të rënë të lapsit 60 milionë euro për tu dhënë për tunelin e Llogorasë. Dhe janë dhënë drejtpërdrejt nga Edi Rama, Në Turqi ishte takimi i jashtëligjshëm. Ndërkohë që këtu ishte hapur gara. Dhe pastaj u dhanë 60 milionë euro me një të rënë të lapsit.

Për Partinë Socialiste paguheshin 350 mijë euro nga HalkBank. Bankë turke, e cila po në atë vit në SHBA u arrestua zv/drejtori i bankës për shkak të bashkëpunimit dhe thyerjes së sanksioneve të SHBA ndaj Iranit. Ishte arrestuar një biznesmen Iranian dhe më pas u arrestua edhe Zv/ drejtori i bankës. Dhe banka e cila, apo personazhe që akuzoheshin në SHBA për thyerje të embargos me Iranin, po në atë periudhë financonin lobim për Edi Ramën në SHBA. Dhe janë paguar më pas, sepse duhet justifikuar pjesa financiare, janë paguar 140 mijë euro ka arritur kontrata. Siç është kontrata 2 vjet, për ata ishte kontrata X, dhe arriti 140 mijë euro. Dhe me këto 140 mijë euro ishte mundësuar një telefonatë e lobistit të Edi Ramës me zyrën e Marco Rubios që sot është Sekretar i Shtetit, të atëherë senator, për të folur për llogari të Edi Ramës. Pra janë paguar para. Nëse janë financim nga Irani nga Turqia, nga Partia Socialiste mbase sepse janë ato lekë do kanalizohen më pas, i mbetet SPAKU-ut që ta zbardhë se kush ishte mënyra e financimit dhe më pas se si ju kthyen. Personat që financuan shkuan në burg. Ndërkohë që u financuan 140 mijë Euro vetëm për një telefonatë në zyrën e Rubios.

Dhe me pas....ishte lobim për Reformën në Drejtësi. Për Altin Dumanin. E që sot Altin Dumani reagon për kontratën e PD. Dhe ajo telefonata përfshinte edhe për llogari të Altin Dumanit. Për reformën në drejtësi. Dhe Altin Dumani në vend që sot të reagojë pikërisht për këtë kontratë. Mund të jetë edhe pjesë e atij lobimi e asaj telefonate 140 mijë euro, nuk veproi në asnjë rast. Por edhe ne rastin konkret për një kontratë që mbetet për tu hetuar se si u lobua për një telefonatë 140 mijë dollarë. Por nuk është kjo mënyra e vetme se si ka vepruar Edi Rama në SHBA. Rasti më i famshëm, rasti Charles McGonigal. I janë thënë po aq sa kushton kontrata e PD me SHBA i janë dhënë me qeskë të zezë nga Agron Neza në parking. Ky është krim. Ky është skandal dhe e dimë pastaj çfarë ndodhi me Shqipërinë me Partinë Demokratike, me Sali Berishën dhe me të tjerë, që të mos ndalemi më shumë, sepse është histori e kthyer dhe e rikthyer. Po ka afera të tjera korruptive. Sot në Shqipëri, kemi në Vlorë. Kemi dy tigra që kushtojnë 120 milionë euro dhe që nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji.

Flavio Qarri: Aty te tigrat kemi rastësisht iranianë, nja 11 milionë dollarë naftë?

Romir Saraçi: Po mund të ketë shkuar 34 milionë. Ku na dalin prapë Iranianët. Pra para iraniane të dyshuara si të lidhura me Iranin, paguhen për Edi Ramën ndërkohë këtu përfitojnë kontrata për sjelljen e tigrave, të siguroj unë përfituesit fundorë janë për llogari të lobuesve me të mëdhenj në SHBA të 120 milionë eurove që janë “Tigrat”. Dhe më pas na del edhe nafta që dalin në skenë prapë iranianët. Jo vetëm kaq. Sazani, Zverneci u falën për të krijuar një kontakt....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco