SYRI TV
Lideri i opozitës, Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me mijëra emigrantë shqiptarë në Selanik. Berisha ftoi diasporën që më 11 maj, me votën e saj të firmosë fundin e narko-shtetit në Shqipëri. Lideri demokrat prezantoi programin e opozitës për diasporën, ku u zotua për zero taksa për 5 vitet e para për emigrantët që investojnë në Shqipëri, kredi të buta për banim dhe biznes, si dhe heqje të taksave për shtëpitë në atdhe.
Lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me bashkëatdhetarët tanë në Selanik të Greqisë.
Gjatë fjalës së tij para mijëra emigrantëve shqiptarë, Berisha bëri thirrje që më 11 maj me votën e tyre, të përmbysin narko-regjimin, duke e cilësuar 2025, si vitin e diasporës
Kryedemokrati prezantoi programin qeverisës për rritjen e pagave e pensioneve, minimumin jetik 200 euro, uljen e taksave për bizneset dhe mbrojtjen e prodhimit vendas, teksa u ndal tek plani i PD për diasporën
Berisha u ndal edhe te burgosja politike eurodepteti Fredi Beleri, duke theksuar se pas këtij akti fshihet intersat mafioze të Edi Ramës, i cili siç tha Berisha, sakrifikoi marrëdhëniet me Greqinë dhe interesat e gjysmë milioni shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.
Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të mbulojë dështimet dhe mungesën e një programi qeverisës, me gjuhë fyese e banale ndaj qytetarëve.
Berisha e mbylli takimin e tij me një mesazh për diasporën shqiptare në Greqi dhe në gjithë botën.
© SYRI.net