VIDEO/ Batuta epike e këshilltarit bashkiak në Vlorë: Na e bëtë ujësjellësin si kantinë vere

VIDEO/ Batuta epike e këshilltarit bashkiak në Vlorë: Na e bëtë ujësjellësin si kantinë vere

14:51, 27/04/2025

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, nga fjala e këshilltarit të opozitës, Gjergji Nika gjatë debatit në Këshillin Bashkiak të Vlorës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. 

Duke ironizuar, Hoxha shprehet se është bërë ujësjellësi si kantinë vere. Gazetari thotë se qyteti i Vlores anës të detit dhe rrëzë malit, vuan për ujin e pijshëm dhe përmbytetsa here bie shi. Ai shton më tej se për këtë situatë, qeveria mendon vetëm të rrisë çmimin, sikur po "shet verë kantine". 

POSTIMI I PLOTË:

“Na e bëtë Ujësjellsin, si kantinë vere, o burri dheut tani…

Ore po na çmendni, po na beni te ikim nga vendi….”

Kjo eshte fjala e keshilltarit te opozites Gjergji Nika, mbajtur gjate debatit te keshillit bashkiak te Vlores për rritjen e cmimit te ujit te pijshëm.

Nderkohe qyteti i Vlores anes detit dhe rreze malit, vuan per ujin e pijshëm dhe përmbytet, si Venezia sa here bie shi….

Ndërsa pushteti ka menduar, meqë nuk kane ujë për te pire, t’ua rrise ca çmimin, a thua po u shet vere kantine.

Kurse udheheqesi yne, eshte investuar personalisht, që uji i Tragjasit, ta kaloje malin e të furnizoje resortet e oligarkëve në Palasë e Drimadhes. 

...Se helbete, këta i kane vilat me pishina të mëdha dhe u duhet uje i fresket mali, t’u pastroje kripen e detit …

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco