Berisha: Ata që merren me moshën time, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha

15:07, 25/04/2025

“Ata që merren me moshën time, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha”, kështu u shpreh gjatë një konference shtypi kreu i PD.

Berisha: Përkundrazi, sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha. Po ka manipulator, njëri paraqiste një ditë, unë merrja mikrofonin për tu treguar ju me tabelë, ata kishin vënë Joe Biden që ecte në drejtim tjetër.

Edi Rama ushqehet me to. Ose më e forta, në Korçë përmenda Gjergji Lekën, është një kollos i hard-rrokut, dhe dikush duke treguar injorancën, ndigjoni gafën e tij.

Por këto janë pastaj probleme që nuk janë të miat, por të atyre që i ngrenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco