Kryetrai i Partisë Demokratike ka deklaruar se “nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat!” “Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi”. Tha kreu demokrat.
Berisha: A e dëgjove ti?
Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi.
E kanë me dokumente.
Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë.
Ku e gjetën tokën këta?
Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara.
Do shihen gjërat.
Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot.
Po dosja do dalë se nuk vidhet aty.
Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje.
Lideri i opozitës deklaroi gjatë konferencës për shtyp duke folur për ndarjen nga jeta të Papa Frannçeskut se, “vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë”.
“Dmth, tha Berisha, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”.
© SYRI.net