SYRI TV/ Himarë, Berisha: Paprekshmëria e pronës, prioritet absolut

14:36, 24/04/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave për banorët e Himarës.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Berisha u shpreh se rikthimi, kompensimi dhe pajisja e banorëve me dokumenta do të jenë prioritet i qeverisë së Partisë Demokratike. Kreu demokrat denoncoi mënyrën e zgjedhjes së Vangjel Tavos në krye të Bashkisë së Himarës, si dhe bëri me dije se Edi Rama do të vjedhë tokat e Manastirit të Skutarasë dhe të Gjipesë.

Nga Himara, ku prezantoi kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, lideri i opozitës, Sali Berisha, premtoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave për banorët e kësaj zone. Berisha akuzoi Ramën se ka grabitur tokat e banorëve të Himarës, ndërsa u shpreh se rikthimi, kompensimi dhe pajisja e tyre me dokumenta do të jenë prioritet i qeverisë së Partisë Demokratike.

Kreu demokrat denoncoi mënyrën e zgjedhjes së Vangjel Tavos në krye të Bashkisë së Himarës, si dhe bëri me dije se Edi Rama do të vjedhë tokat e Manastirit të Skutarasë dhe të Gjipesë.

Berisha garantoi banorët e Lumit të Vlorës se nuk do të lejojë që uji i tyre të shkojë për resortet përgjatë bregdetit.

Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë me votë qeverinë socialiste, ashtu siç ndodhi në vitin 1992.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco