Kryeministri Edi Rama përpiqet të justifikojë fyerjen dhe ofendimin ndaj personave me aftësi ndryshe, duke thënë se "autizmi politik" është një term që përdoret në literaturën akademike.
Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, Rama tentoi të mbrojë edhe ofendimet banale ndaj meshkujve dhe fëmijëve, ndërsa pranoi se anëtarët e tij, në tre kabinete, kanë probleme me drejtësinë.
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sërish përdorimin e termit fyes ndaj personave me aftësi ndryshe, duke marrë përsipër ta justifikojë me shpjegimin dhe konotacionin e fjalës, sipas tij. Gjatë rubrikës "Sy më sy", Rama u shpreh se kërkoi ndjesën publike pasi disa prindër ndiheshin të fyer, sepse sipas tij, "autizmi politik" është një term akademik.
Sa i përket fyerjeve banale ndaj burrave të Dibrës, gjatë takimit elektoral që zhvilloi atje, Kryeministri u shpreh i bindur se, pavarësisht ofendimeve, ata do ta votojnë sërish.
Shefi i qeverisë tentoi sërish të mohojë praninë e fëmijëve në takimin elektoral në Spille, ku ai u këshillonte të kërkonin fotot e tij nudo, pavarësisht se pamjet tregojnë qartë se në atë miting ishin të pranishëm shumë të mitur.
Për arrestimet në radhët e partisë dhe qeverisë së tij, disa ditë më parë, ai pretendoi se në burg dhe në hetim ishin vetëm anëtarët e kabinetit të parë qeveritar, ndërsa sot Edi Rama e zgjeroi listën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste të arrestuar dhe të akuzuar nga SPAK.
© SYRI.net