'12 vite vështirësi'/ Bardh Spahia në Dobraç: 11 Maji, dita e ndryshimit dhe fitores për Shqipërinë

12:37, 24/04/2025

Në Dobraç, kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Bardh Spahia, zhvilloi takimin e tij të radhës elektoral.

Gjatë fjalës së tij, Spahia prezantoi programin e Partisë Demokratike, duke theksuar se data 11 Maj është një moment kyç për realizimin e një misioni kombëtar, që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur pas 12 vitesh situatash të vështira për vendin.

Kandidati Spahia shprehu bindjen se rezultati i zgjedhjeve do të jetë një surprizë e këndshme për PD dhe i ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe fitores së madhe.

Përmes një video-mesazhi, ai gjithashtu përcolli një mesazh të veçantë për diasporën, e cila ka nisur tashmë procesin e votimit.

Në këto takime, Spahia shoqërohet nga drejtuesi politik Luçiano Boçi, si dhe nga kandidatët e tjerë për deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco