Nesho: Ramën duhet ta kishim nxjerr me shkelma...I deskretituar nga lidhjet okulte me Aleks Soros

21:34, 23/04/2025

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, ambasadori Agim Nesho, foli në lidhje me kryeministin Edi Rama dhe fundit të tij pas dy javësh në fushtatë.


Nesho u shpreh se duhet ta kishim nxjerrë nga zyra me shkelma, sepse Edi Rama ka bërë një gropë septike për të marrë të gjitha ato gjërat që vendet përendimore nuk e bënin dot.


“Duhet ta kishin nxjerr nga zyra me shkelma këtë regjim i cili vjedh popullin e tij. Autokratët të cilët janë gjysëm diktator nuk e lëshojnë kaq shpejt pushtetin e tij dhe ky po i  bën të gjitha.  Ajo që është e reja dhe u përmend edhe nga zoti Mediu është që po livrohen me million dollarë vetëm që të hiqet nga skena Shqipëria. Për mendimin tim LaCivita, prania e tij është fuqia më e madhe në botë të vinte e të zgjidhte, është shumë relative se Rama mund t’i kompromentonte sa më shpejt që e bën këtë të mirën e këshilltarit.

Ka një linjë tjetër, e para është një figurë që në sy të amerikanëve është komplet i diskretuar, jo vetëm nga politikat e brendshme, por edhe nga lidhjet e tij okulte me Aleks Sorosin dhe sorosianët. Projektet e Ramës akoma nuk dihet dhe nuk e dimë sesa thellë do të ishin kundër interesave të vendit. Ne e kemi parë që ai e ka bërë vendin një gropë septike për të marrë të gjitha ato gjëra të cilat vendet perëndimore nuk e realizonin dot.” – tha Nesho.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco