'Ftoi fëmijët t'i shohin fotot lakuriq!' PL: Rama s'ka më asgjë se çfarë të ofrojë, ne do i kthejmë arsimit dinjitetin

'Ftoi fëmijët t'i shohin fotot lakuriq!' PL: Rama s'ka më asgjë se çfarë të ofrojë, ne do i kthejmë arsimit dinjitetin

14:38, 23/04/2025

Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, denoncoi gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri, duke theksuar rënien e cilësisë së mësimnxënies dhe braktisjen e shkollave. Ajo kritikoi qeverinë për premtime boshe, mbylljen e qindra shkollave dhe nivelin e ulët të pagave për mësuesit.

Rira dënoi ashpër edhe deklaratat e fundit të kryeministrit në një takim me nxënës, të cilat i cilësoi si të papranueshme e të turpshme. Ajo theksoi se Partia e Lirisë ka një program të qartë për të rikthyer dinjitetin e mësuesit dhe rëndësinë e shkollës në shoqëri.

Deklarata e Plote

Arsimi eshte nje nga sektoret më vitale, më kardinalë dhe më jetësorë të një shoqërie. Fatkeqesisht, pergjate viteve te fundit, te gjithe kemi qene deshmitare te rënies në nje hulli të erret të sistemit arsimor në Shqipëri, sidomos përsa i përkët mësimnxënies, ku raportet e ndryshme nderkombetare e rendisin Shqiperine pothuajse ne fund te listes. Per shkak te keqqeverisjes, për shkak të mungesës së insitutcioneve funksionale dhe per shkak të mungeses së politikave te duhura arsimore, shume qytetare dhe familje kane humbur besimin e tyre tek kjo qeverisje dhe per rrjedhoje, largohen masivisht nga vendi. 

12 vjet me pare rilindja, (kjo e bandave, jo ajo e vellezerve Frasheri), premtoi se do te rilinde arsimin. Sot pas 12 vitesh, kemi shkolla te kycyra nga veriu ne jug te vendit, kemi nje renie te frikshme te numrit te nxensve dhe studenteve nga viti ne vit, kemi klasa kolektive ose pothuajse bosh. Edhe pak dite dhe shqiptaret do t’i drejtohen kutive te votimit. Te gjithe ju mesues, para se te votoni duhet te pyesni veten: pse mbeteni me te keqpaguarit ne rajon? Madje edhe Kosova e Bosnja i paguan me shume mësuesit. Pse ju duhet te detyroheni ti beni like e share ministres se arsimit, pse ju duhet te beni patronazhistin e te merreni me lista votuesisht, kur detyra juaj eshte shume më fisnike sesa kaq? 

A ndiheni e te vleresuar ju pedagoge, teksa kryeminsitri ne nje moment qe ju kerkoni rritje page ju kercellen dhembet dhe iu kercenon se ndaj jush do te behet vetting? A ndiheni ju me mire teksa pas 3 mandatesh premtimi buxheti per arsimin, nuk shkoi kurre ne 5 % te PBB dhe fondi per kerkimin shkencor mbetet ende qesharak?

A ndiheni ju me mire qe lektoni ne auditore bosh dhe godina fantazme, per shkak te keqqeverisjes, per shakk se ju jeni kompromentuar dhe skeni guxuar te flisni te verteten? A ndiheni me mire qe ky politizim primitiv ju shnderroi ne buxhetore te thjeshte dhe jo në njerëz te lire? A ndiheni me mire ju prinder kur pas 3 mandatesh, ende ka shkolla me 3 turne, kur rropateni neper aftershcoole per te rreg oraret e femijes dhe punes suaj, a ndiheni me mire kur degjoni se nje femije 14 vjec humb jeten tek dera e shkolles dhe ministrja e arsimit ska kurajon te kerkoje thejsht nje ndjese publike familjes? Për ceshtjet arsimore, që na prekin te ardhen e femijve tane, nuk duhet te genjehemi më nën tingujt e tallavasë e cirkut qe na ofron qeveria keto dite, se gjasme ato që nuk u benë përgjate 12 viteve, do te behen në  mandatin e katërt. 

Edi Rama, dje ka skandalizuar te madh e te vogel, kur ne nje takim me femije e nxenes, qe i kishte marre me force ne nje dite pushimi, i orietonte dhe keshillonte ata qe te kerkonin ne internet fotot e tij nudo. E padegjuar me pare nga nje kryeminister! Imagjinoni sikur kryeministri francez apo austriak, ne nje takim elektoral me nxenes, tiu kerkonte atyre te benin search ne internet jeten e tij seksuale.

Ne vend qe te jape llogari se si e rilindi arsimin pergjate 12 viteve,  se perse u mbyllen 298 shkolla ne te gjithe vendin, se perse u mbyllen dhjetera programe studimi ne universitete, se perse rezultatet e Pisa-s i raportojne nxenesit shqiptare si te fundit ne rajon, Kryeminsitri shqiptar nepermjet nje gjuhe seksiste, rrugacerore, pertej cdo limiti moral dhe etik, i kerkon te miturve qe te bejne research ne internet fotot e tij nudo. Si prind, dhe si pedagoge, e denoj rende kete lajthitje te Kryeministrit tim. Kjo eshte qasja mbi arsimin dhe politikat arsimore qe ofron Kryeministri. Ai nuk ka me asgje se cfare te ofroje. 

Mesuesi dhe Nena, jane 2 nëpunësit kryesore, thoshte Viktor Hugo. Partia e Lirise, pjese e Koalicionit, Aleanca per Shqiperine Madheshtore, eshte e angazhuar qe me programin e saj per mbeshtetjen per familjen, me Paketen e dhembshurise qe do te ndihmoje kryesisht nenat e per rrjedhoje edhe femijet e tyre, me politikat e duhura arsimore në te gjitha nivelet e edukimit, me rritjen e pagave per mesuesit, eduaktoret dhe pedagoget, do t’i kthejë shkollës rëndësinë e duhur dhe mësuesit, dinjitetin që ai meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco