Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka shprehur solidaritetin e tij të thellë për fëmijët e spektrit autik dhe për familjet që përballen me këtë sfidë.
Ai pranoi publikisht se nuk kishte arritur të bënte gjithçka që mund të kishte bërë për këtë kategori, duke theksuar se ka pasur një angazhim të vazhdueshëm nga ana e bashkëshortes së tij, Lili Berisha, që drejton qendrën rajonale të autizmit në mënyrë vullnetarizmi.
Sipas Berishës, kjo çështje ka qenë një prioritet i rëndësishëm për familjen e tij dhe ai ka shprehur angazhimin e tij për të siguruar një mbështetje më të fuqishme për fëmijët autik dhe për trajtimin e çrregullimit që po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në shoqërinë botërore.
Deklarata e plotë:
E pranoj publikisht se nuk kam bërë atë që do të kisha bërë, për fëmijët autik, për familjarët e tyre unë kam ndjenjat solidaritetit më të madh.
Siç mund ta dish, Lili bashkëshortja ime prej 20 vitesh, pasi doli në pension drejton qendrën rajonale të autizmit, e drejton në mënyrë vullnetare pa asnjë lloj shpërblimi. E thashë këtë për tu siguruar se në familjen tonë kjo çështje është pothuajse e përditshme në diskutimet që kemi.Por një pengesë ka qenë për mua, prania e saj në drejtimin e qendrës, për shkak të konfliktit të interesit që krijon. Dhe vetë e ka thënë ajo se, disa kërkesa që janë adresuar jam detyruar të kufizohem për të mos e konsideruar konflikt interesi.
Tani dua të ju njoftoj ju se, koha provon që ndofta kam patur të drejtë. Kur shoh që Edi Rama me prokurorët e tij politik më ka akuzuar për korrupsion faktin se, vajza dhe dhëndëri im kanë sponsorizuar 3 familje në nevojë, për trajtimin e fëmijëve të tyre në qendrën rajonale të autizmit, qendër që drejtohet nga Liri Berisha pa asnjë shpërblim.
Dhe këtë Edi Rama dhe prokurorët e tij e kanë konsideruar akt korruptiv. Por kjo situatë ndryshon dhe ju siguroj se, do të ketë një mbështetje shumë më të fuqishme ndaj këtij çrregullimi që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë kudo në botë.
© SYRI.net