Berisha: Garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit se do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

Berisha: Garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit se do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

13:23, 23/04/2025

Gjatë takimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës.

Ai garantoi se punonjësit që punojnë në përputhje me ligjet dhe shërbejnë qytetarët do të mbështeten, duke theksuar se ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv për ta, duke i lejuar të kryejnë detyrat e tyre pa presion. Berisha i bëri thirrje punonjësve të administratës të votojnë për ndryshimin dhe për të ardhmen e Shqipërisë në 11 maj.

Fjala e tij:

Është e vërtetë që administrata shtetërore është vendosur në një terror real.
Ajo është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes, bajate të Edi Ramës.
Unë garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit, që u shërben qytetarëve në përputhje me ligjet e vendit, se ai konsiderohet nga ne një shërbëtor i çmuar i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vet pasi do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë lloj presion tjetër përveçse të zbatimit të ligjit.
Koha është që të gjithë këta punonjës të mos e japin votën për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë më 11 Maj për ndryshimin, të votojnë për rotacionin, të votojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco