Prezantimi i kandidatëve/ Kukësi i tërë në shesh, i rezervon pritje madhështore liderit të opozitës Sali Berisha

18:42, 21/04/2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur në mënyrë madhështore nga qytetarët e Kukësit, ku do prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.

Nga pamjet e publikuara në media, dallohen mijëra qytetarë që kanë dalë në sheshin ‘Islam Spahiu’, për të pritur liderin e opozitës Sali Berisha.

Berisha pritet të prezantoi programin e PD-së dhe kandidatët të cilët do të sigurojnë fitoren në Qarkun Kukës në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco