Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, njëkohësisht edhe kandidatit për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shprehet optimist për fitoren e opozitës në këtë qark.
I ftuar në Syri Tv në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Maliqi tha se rezultati më 11 maj do të jetë 4-3 në favor të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, duke dalë forcë e parë në të gjitha Bashkitë e qarkut Berat dhe në komunat që kryesisht kanë qenë të majta.
Sipas Maliqit, krye-socialisti Edi Rama nuk ka më çfarë t’u ofrojë shqiptarëve, pasi ën 12 vite qeverisje vetëm sa shpopulloi vendin, rrënoi arsimin dhe shëndetësinë, si dhe për skandalet e shumta me akte korruptive, ku thuajse gjysma e kabinetit të tij qeveritar është në burg.
Edhe pse SPAK ka ngritur task-forcën zgjedhore, Maliqi është pesimist, duke shtuar se në Qarkun e Beratit kanë ngritur patrulla për të monitoruar aktivitetet politike dhe për të shmangur vjedhjen e votës.
Rikthimin e tretë të Berishës, Maliqi thotë se një rikthim i tillë do të mbetet në histori, ndërsa u bëri thirrje kandidatëve të tjerë të opozitës në të gjithë vendin, të ndjekin shembullin e tij energjik dhe të angazhohen fuqishëm për fitoren e opozitës.
Qarku i Beratit ka 7 mandate, 4 në listë të mbyllur në dy forcat politike, gara përbehet për 2 mandatet e tjera. LSI u dogj më ‘21 me 12 vota, dhe që ishin vota të grabitura. Aktualisht jemi në një garë reale, pasi s’kam hequr dorë nga fushata në qarkun e Beratit, duhen 4 mijë vota për të kaluar nga e majta te e djathta. 4-3 për opozitën e bashkuar, në Bashkinë Kuçove e një komunë kam mbështetje të madhe. Po punohet fort në berat, Dimal e Skrapar, ku te kjo e fundit do dalim forcë e parë. Kam bindje totale, fushatë është frymë dhe takime individuale.
Gruaja e Bilalit s’ka çfarë premton më dhe bashkëpunëtori i McGonigal. 12 vjet e kriminalizoi e shpopulloi. Bëri skandale me PPP, i varfëroi shqiptarët arsimi e shëndetësia, dështim total gjysmën e qeverisë e ka në burg, laku po i shkon dhe atij, veprimet korruptive kanë firmën e tij. Futi në burg Veliaj, shpëtoi Ahmetajn që e ka akuzuar. Me mbështetjen e Soros futi në arrest shtëpi liderin Sali Berisha, arrestoi në burg, ish presidetin e republikës, Ilir Meta që do dalë fitues me vota masive deputet në qarkun e Tiranës. Për këto do marrë ndëshkimin e shqiptarëve. Administrata s’e do. Kësaj radhe me tallava duke fyer shqiptarët, do marrë ndëshkimin e merituar.
Do mundohet të blejë vota përmes patronazhimit. Kemi ngritur patrulla në gjithë qarkun e Beratit që s’do t’i lëmë të marrin frymë. Edhe pse është task forca ne kemi pasur denoncime për përdorimin e administratës në orar pune bëjnë takime politike në vende të largëta. Kanë përdorur zyrat e shtetit apo dhe fëmijët në takime. I marrin me imponim e s’i shkon dot më njeri. Fitorja vjen nga Kuçova e grabitur, tsunami dhe uragani i fitores do të shtrihet në Dimal, Berat e Skrapar.
Sali Berisha na ka dhënë motivim të gjithëve. E riktheu Zoti më energjik se kurrë, rikthimi i 3 si kryeministër i Shqipërisë do mbetet në histori. Mos t’ia kenë me hile berishës, të punojnë me përkushtim të madh. Të ecin me ritmin e Sali Berishës e të mos kenë orientim për votën, po për nr.1 e PD.
© SYRI.net