Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer një vizitë në Kishën Ortodokse në Kavajës këtë të diel, ku ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.
Berisha: Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar!
Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju.
Histori ringjallje e plotë, pas Krishtit mbret, besimet fetare kanë Ringjalljen e dytë në Shqipëri. Kjo është e vërteta dhe meritat tuaja janë shumë të mëdha. E ngritët nga hiri në kushte shumë të vështira. Themi atë që është, sepse psikologjia ateiste është psikologjia më fatkeqe e njeriut, e cila e përjashton njeriun nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes njerëzore.
© SYRI.net