Në takimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kamëz ku prezantoi kanditët e PD, mori fjalën edhe një banori i Kamzës, Miftar Poti.
Poti u shpreh se qeveria e rilindjes na largoi fëmijët dhe i la pleqtë në mjerim kjo nuk është Shqipëria që duam, gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që më datë 11 maj të votojnë nr.1.
Miftar Poti:
“Mirëmbërma të gjithve! Unë jam një banor i Kamzës si të gjithë ju. Kam ardh sot sepse të gjithve na ka kap kjo belaja e Edi Ramës. Tërë jetën time ja kam kushtuar familjes. Sot në pleqëri 13 pjestarë të familjes time janë në emigrim. Vështirësitë e moshës dhe hallet ekonomike janë të mëdha, jetojmë me atë çfarë na sjellin fëmijët, sepse kjo qeveri e rilindjes na i largoi fëmijët, i la në mjerim pleqtë dhe vrau shpresën për çdo shqiptar. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Ju lutem nëse besoni në Zot më datë 11 maj votoni numrin 1! Faleminderi shumë!”
© SYRI.net