Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Dyshohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona ku bëhet me dije se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli, raporton se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
© SYRI.net