Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Pllanës, në Lezhë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka humbur jetën, pasi edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Viktima është babai i Roan Brahimit, i njohur edhe si Sidorel Prendi, Gjovalin Prendi, i cili u vra më 9 maj 2024 në një atentat mafioz në Virona të Athinës.
Dyshohet se kjo ngjarje mund të jetë e lidhur me zinxhirin e përplasjeve kriminale, pasi Roan Brahimi përmendet si i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes, të ndodhur më 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
© SYRI.net