Iriqi: - Beson që do të fitojë Berisha më 11 maj?
LaCivita: - Berisha ka fituar që atë ditë kur u arrestua pa akuzë, pa prova e pa fakte.
Iriqi: - Atëherë pse do të mbahen zgjedhjet?
LaCivita: - Që bota ta shohë se sa para fiton PD krahasuar me PS.
Iriqi: - Po sondazhet sikur flasin ndryshe.
LaCivita: - Sondazhet janë si ato filmat me xhetona. Fut paratë dhe zgjedh. Kështu ndodh. Fut PS xhetonin dhe normal që sheh filmin që do. Masturbim me pagesë dmth.
Iriqi: - Mos programi i Berishës është pak i hiperbolizuar?
La Civita: - Një program realist. Me rritje rrogash, me ujë 24 orë, me pensione dinjitoze. Që realizohen fiks me buxhetin e sotëm.
Iriqi: - Jo, jo. Duhen edhe 1 miliardë euro të tjera.
LaCivita: - Po pra, aq duhen. Dhe dihet që 1 miliard në vit i vjedh administrata. E sheh që dolën.
Iriqi: - Si të duket fushata e Ramës?
La Civita: - Fantastike më duket, e mrekullueshme. E përshëndes dhe e falënderoj çdo ditë.
Iriqi: - E pse?
LaCivita: - Se ai po punon për Berishën, po ia shton votat përditë. Që në mëngjes grindet me gjithë popullin nga ekrani. Nga që u bënë 12 vite rrënim. Më pas shkon në takimet ku ka më shumë karrige se njerëz. Grindet dhe atje. Në darkë shfryn në rrjetet sociale. Një Vaterlo, disfatë e gëzueshme për ne. Ja, tani do e marr në celular.
Iriqi:-Pse?
LaCivita: - Se në takimin që do bëjmë në Fier ka aq shumë pjesëmarrës sa do i kërkoj një mendje si t’i rreshtoj karriget. T’i ve në radhë, apo në rresht.
Iriqi: - Po pse i merr mendje atij?
LaCivita: - Se ai është usta i formës. I përmbajtjes dihet, është doktori.
© SYRI.net