VIDEO/ Pritje madhështore Berishës në Berat, qindra qytetarë e makina dalin që në Urën Vajgurore

17:16, 17/04/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do prezantojë mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit.

Edhe pse takimi i prezantimit do të nisë në orën 18:30 të mbrëmjes në Berat, qindra qytetarë me dhjetëra e dhjetëra mjete kanë dalë që ta presion liderin e opozitës që në zonën e Dimalit, ish-Ura Vajgurore.

Siç edhe duket në pamje, qytetarët mbajnë flamuj shqiptarë, të Amerikës dhe të Partisë Demokratike.

Autokolona që do të shoqërojë kryedemokratin Sali Berisha në Berat, pritet të jetë e gjatë sot.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco