Veliaj nuk u paraqit/ GJKKO shtyn seancën, avokatët do të njihen me aktet

Veliaj nuk u paraqit/ GJKKO shtyn seancën, avokatët do të njihen me aktet

12:44, 16/04/2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK.

Seancën e së mërkurës Veliaj është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës, ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë për më datë 23 prill.

Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’u njohur më në detaje me aktet e dosjes të paraqitura nga SPAK.

Pritet që në seancën e ardhshme, mbrojtja të paraqesë qëndrimin e saj pas shqyrtimit të akteve të dosjes, ndërsa gjykata do të vendosë mbi vijimin e procedurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco