Pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidati i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu u premton familjeve të minatorëve rikthimin e dinjitetit dhe shpresës me miratimin e paketës së dhembshurisë dhe Programit Ekonomik për Bujqësinë
“Me miratimin e Statusit të Minatorit, Paketës së Dhembshurisë dhe Programit Ekonomik për Bujqësinë, zgjedhjet e 11 Majit do të rikthejmë dinjitetin dhe shpresën për mijëra familje. Përjashtimi nga taksat në 5 vite për çdo emigrant që kthehet dhe investon është një ftesë për të rindërtuar së bashku Zerqanin e zbrazur. Aty ku dikur kishte jetë, do të ketë sërish!” shkruan Spahiu në një postim në facebook ku ka postuar dhe foto të një takimi me minatorët e Dibrës.
© SYRI.net