Hetimet për Erion Veliajn, Bashkëshortja e Elman Abules paraqitet për herë të dytë në SPAK

Hetimet për Erion Veliajn, Bashkëshortja e Elman Abules paraqitet për herë të dytë në SPAK

09:05, 16/04/2025

Marisa Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK), ditën e sotme.

Nito e cila hyri në SPAK në orën 09:00 pritet të merret në pyetje në lidhje me hetimet që janë duke u zhvilluar për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Kjo është hera e dytë që Nito ngjitet shkallët e Prokurorisë, pasi në fillim të muajit janar të këtij viti ajo u pyet në lidhje me këtë hetim.

Në hetimet e muajt janar, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco