Sharra: Sa më shumë afrohet 11 maji, aq më shumë shtohet shpresa dhe besimi në fitoren spektakolare

19:55, 15/04/2025

Në takimin e kryedemokratit Sali Berisha në Vlorë ku prezantoi kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mbajti fjalën e tij kreu i PD dega Vlorë, Hysni Sharra.

Sharra theksoi se sa më shumë afrohet data e 11 majit, aq më shumë shtohet shpresa dhe besimi në fitore spektakolare.

Hysni Sharra:

 “Vlonjatët e mi të dashur, prania masive këtu dhe entusiazmi juaj janë shenjë dhe lajm i mirë që diçka e madhe dhe magjike po ndodh në Vlorën tonë dhe në të gjithë Shqipërinë. Vëllezër dhe motra sa më shumë afrohet dita e 11 majit aq më shumë shtohet shpresa dhe besimi në fitoren tonë spektakolare. Ne jemi këtu më të bashkuar se kurrë dhe besim të plotë se lideri ynë, ekipi ynë, program ynë na jep zgjidhje për të gjitha problemet dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Ne jemi këtu edhe për të kërkuar falje të pritjes tuaj të gjatë si për shkak të dobsive tona, por edhe për shkak të një kundërshtari që e ka shëndërruar republikën në arenë krimi dhe korrupsioni. Një regjim që kundërshtarin e cilëson armik dhe që gatun të gjitha poshtërsitë dhe manipulimet me qellimin e vetëm që të qëndroj në pushtet. Kanë qenë 12 vite të tmerrshme për Vlorën dhe Shqipërinë. Rezultati është i qartë, qytete të boshatisura, fshatra që po zhduken nga harta dhe që kanë mbetuar vetëm toponime. Një Vlorë ku i riu nuk sheh prespektivë. Kjo klikë kushtuese e Edi Ramës na ka hequr edhe historinë edhe dinjitetin. Mbrapa çdo ngjarje të tillë është një aferë korruptive. Vëllezër dhe motra po i’u rrjepin edhe qindarkën e fundit me afera korruptive të tunelit të Llogarasë. Sot jemi këtu për të bërë zgjedhen tonë midis një liste klienteliste me njerëz të korruptuar  dhe një liste me njerëz të ndershëm, me njerëz të përgatitur e nga të gjitha profesionet. Vlonjatët e mi të dashur PD dhe aleatët e saj kanë ofertën më të mirë për ju. Programi ynë ka në qendër të saj dy gjëra qytetarin dhe transparencën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco