Manipulimi i votës së diasporës/ PD, Nuri: Kemi konstatuar problematika, rrezikohen edhe qarqet e tjera! KQZ të mbajë proces-verbal

16:03, 14/04/2025

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për disa problematika, sa i përket votës së diasporës, kur ka nisur dërgimi i zarfeve të fletëve të votimit. Përfaqësuesit ligjor i PD, Franc Nuri në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës u shpreh se problematika është konstatuar për 14 zarfe B, për Qarkun e Dibrës dhe Beratit, ndërsa shtoi se i është kërkuar informacion i detajuar KQZ përmes një proces-verbali të mbajtur çdo ditë nga institucioni zgjedhor, pasi rastet mund të jenë të përsëritura.

Sipas Nurit, problematikat e konstatuara gjatë përgatitjes së dokumentacionit, mund të cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Nuri tha se në takimin që patëm me administratën e KQZ dhe kompanisë postare private e angazhuar për shpërndarjen e zarfeve për votuesit e diasporës, u ngrit shqetësimi për  prodhimin e dy zarfeve "B" për të njëjtin zgjedhës;  problemi i adresës, që nuk përkon me kodin postar dhe vendosja e të njëjtit label adrese në dy zarfe të ndryshme.

Ne kishim një takim pune në KQZ me OSBE-ODIHR dhe nga takimi na erdhi informacion për 14 zarfet B, që ishin prodhuar 2 herë për të njëjtin individ, për qarkun Dibër-Berat. Ua bëmë me dije edhe përfaqësuesve të OSBE, shkuam të ambientet ku po përpunohen zarfet, e për të parë marrë dijeni për çfarë po ndodhte. Takuam përfaqësuesit e KQZ dhe ato të DHL, aty na u dhanë disa shpjegime.

S’bëhet fjalë për 14 por mund të jenë më të shtuara pasi ka 2 problematika. Është e vërtetë problematika e zarfit B. ka disa zarfe që mund të jenë gabim prodhimi te kompania nga shpjegimi i KQZ, ne kërkuam investigim dhe një problem tjetër, është mospërputhja e kodit postar. Zip kode me disa raste specifike. Administrata e KQZ i kishte ruajtur më vete si problematika. Është DHL që e ka zbuluar këtë problem. Në fund të takimit që zgjati 2 orë, kërkuam që të mbajnë një proces verbal të detajuar për rastet, ku janë e pse kanë ndodhur këto raste, proces verbal se ku po mbahen materialet e ku do të shpërndahen më pas. Kemi kërkuar edhe nga DHL raporte ditore, edhe KQZ. S’kemi përjashtuar edhe për problematika të tjera, do të jemi aty.

Kemi qenë ne që thirrëm  mediat për të filmuar, thirrëm edhe prezencën e OSBE-ODIHR për të qenë vëzhgues të procesit të përpunimit të zarfeve, për të parë përgatitjen e materialeve. Ne duam të jetë OSBE aty, permanente, non stop. Prezenca duhet të jetë, faktori ndërkombëtar dhe PD, me minimalisht 14 persona që do mbulojnë qendrat ku përpunohen materialet. Vëmendje e shtuar për të monitoruar një proces me kujdes. Kemi kërkuar llogari nga KQZ për këtë rast dhe masat që janë marrë.

Kërkojmë shpjegime shteruese nga KQZ e posta private për problematikat. Ka përfunduar procesi për zarfin A në të gjitha qarqet. Zarfi B, këtu ndodhi problemi, por pritet të shtohet problematika në qarqet e mëdha që priten të shtohen, do jemi në gatishmëri të plotë për çdo problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco