Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin e mëngjsit KAFE SHQETO tha se Partia Demokratike ka një program të mirëfilltë, ndërkohë që mazhoranca nuk ka më as dëshirë të gënjejë.
Ne bisedë më moderatorin Flavio Qarri, ai ka komentuar edhe praninë në fushatën e PD të strategut të fushatës së Trump, Chris LaCivita.
Bledian Koka: Janë dy momente. Është një opozitë e cila realisht ka vendosur të ofrojë një alternativë dhe është një tjetër, një mazhorancë e cila duket se nuk ka më as dëshirë të tentojë të gënjejë. Ky është ai perceptimi, Sepse të paktën deri para 4 vjetësh tentonim qoftë edhe me programin “ta hongsha zemrën” që të fitonin diçka. Ndërkohë që po ta shikoni, në një muaj duket fare qartë se nuk e ka menduar fare këtë pjesën, e ka menduar ta marrë shumë lehtë këtë çështjen e fushatës. Duke e parë si një gjë të mbaruar. Dhe çfarë tregon kjo. Zakonisht parapërgatitjet për çështjet e fushatës duhet të fillojnë 6 muaj më përpara.
Zoti Rama ka qene, për mendimin tim, i sigurte deri para 6 muajsh që zgjedhjet nuk kishin histori në Shqipëri, duke ju referuar asaj që ishte ne SHBA. Pamundësia ndoshta edhe atje sipas sondazheve të kohës. Pra pot a shikoni qilimi ka qenë shtruar për një tjetër festë dhe jo për atë që ndodhi mbas 6 nëntorit. Dhe pas kësaj date e gjitha ka ndryshuar dhe opozita ka përdorur dhe ka dalë përtej parashikimeve të zotit Rama, për tu futur në garë për për tu përballur në garë dhe për të gjetur mekanizmat të cilat në fakt, në logjikë kanë qenë të zotit Rama. Dhe kur them të zotit Rama, kanë qenë raportit me SHBA dhe raporti me elementë të cilët janë cilësore dhe janë të zëshëm në SHBA. Sepse ndonjë herë vëmendja shkon tek zoti LaCivita. Nuk është hera e parë që PD dhe po të doni edhe PS marrin strategjistë nëpër fushatat e tyre ose njerez që menaxhojnë etj…
© SYRI.net