Drejtuesi i Departamentit 'Brain Gain' në PD, Andi Mustafaj ka folur ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama në daljet e tij publike, duke e cilësuar atë si bullizuese dhe fyese.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Mustafaj u shpreh se gjuha e përdorur nga kryeministri ndaj opozitës, tregon gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe mungesën e reagimit nga shoqëria civile.
Ai u shpreh se sjellja e Ramës vjen si pasojë e frikës nga ndikimi që po sjell në fushatën e opozitës angazhimi i këshilltarit amerikan LaCivita.
‘Përsa i përket pastaj në vetvete gjuhës së tij, kjo tregon qartësisht se ai ndihet i rrezikuar. E ka kuptuar që ardhja e LaCivita, sigurisht nuk përbën fitoren por përbën një fitore simbolike për demokratët dhe përbën një element shtesë që do të pasurojë veprimtarinë e demokratëve’, është shprehur Mustafaj.
Andi Mustafaj:
Gjuha bullizuese dhe ofenduese e kryeministrit, tregon mbi gjendjen që gjendet shoqëria shqiptare. Sa herë që ne kemi raste të tilla, mund të kujtojmë se si u bë lajm rreth posterit të Belind Këlliçit në atë kohë, nga Shoqëria Civile, nga OJF-të, nga psikologët, kurse kryeministri ka javë tashmë që bullizon, ofendon, shan, ul, çfarë nuk ka lënë pa thënë dhe nuk ke një fjalë të vetme që thuhet. Kjo tregon pahipokrizinë dhe sa e sëmurë është shoqëria shqiptare dhe na motivon ne më shumë në betejën dhe rëndësinë e betejës që ne po bëjmë.
Përsa i përket pastaj në vetvete gjuhës së tij, kjo tregon qartësisht se ai ndihet i rrezikuar. E ka kuptuar që ardhja e LaCivita, sigurisht nuk përbën fitoren por përbën një fitore simbolike për demokratët dhe përbën një element shtesë që do të pasurojë veprimtarinë e demokratëve. Ai ka treguar sesi fitohet në një sistem siç ishte ajo e zotit Trump që është e ngjashme me këtë të Shqipërisë, pra fitoi ndaj Soros dhe tregon marrëdhënien e shkëlqyes që ka Shqipëria faktikisht me SHBA-të. Hedh poshtë non-gratën që siç e keni thënë, nuk qëndron më në teori sepse nuk ka më asnjë kuptim.
Pra, gjithë këto janë fitore simbolike. Për më tepër, ai druhet duke parë që me dy-tre dalje të tij, sepse sigurisht që ekipi i zotit LaCivita ka javë që është në Shqipëri dhe punon ngushtësisht me ekipin e Partisë Demokratike. Në vetëm pak dalje publike, ai ka parë impaktin që kjo ka në shoqërinë shqiptare dhe është i trembush dhe ne e dimë që ai sa herë është i trembur, sulmon, bullizon, fyen dhe mund të gjejmë ndonjë arrestim ose ndonjë lajm tjetër që të sfumojë lajmin kryesor që është hapja e fushatës së Partisë Demokratike dhe ardhja e LaCivita në Shqipëri.
Nëse do ta kishte në ekipin e vetë, Rama sigurisht që LaCivita nuk do ta cilësohet ‘latif’. Ai është munduar me sa kemi ne informacion ta marrë në ekipin e tij dhe nuk ka arritur, sepse zoti LaCivita ka zgjedhur kauzën e vetë, kauza që vlen sot në Shqipëri që është ajo e Partisë Demokratike dhe për Shqipërinë Madhështore.
© SYRI.net