Në kuadër të luftës kundër shitjes së narkotikëve Policia e Shtetit ka zhvilluar disa operacione.
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi u kap me disa doza lëndë narkotike kokainë të cilat i kishte bërë gati për shitje.
35-vjeçari u lokalizua dhe më pas u ndalua dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën dozat e kokainës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe mjeti më të cilin po lëvizte 35-vjeçari dhe 3 telefona celularë.
Po ashtu policia e Korçës ka nisur procedimin penal për një 16-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Në Berat policia e këtij qarku ka finalizuar operacionin ‘Kultivimi’ ku është zbardhur rasti i kultivimit të qindra bimëve narkotike kanabis sativa në vitin 2021.
Në pranga është vënë shtetasi Shaqir Helmi dhe janë shpallur në kërkim Bardhok Lleshi dhe Enver Muça. Këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar në fshatin Mendrak të Kuçovës disa rrënjë kanabis sativa, të cilat atë kohë u identifikuan dhe asgjësuan nga policia.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Beratit, policia ka bërë kontrolle në disa banesa ku gjatë kontrolleve u gjetën 16.980 paund britanik, 1 armë gjahu dhe një armë sportive.
© SYRI.net