Vetëm pak minuta na ndajnë nga hapja e fushatës së Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00 në sheshin 'Nënë Tereza', për zgjedhjet e 11 majit.
Me Sali Berishën si kryetari i opozitës dhe strategun e rikthimit të Donald Trump si president i 47-të i ShBA, Chris LaCivita si drejtues fushate, Partia Demokratike do të nisë rrugën e ngritjes së Shqipërisë Madhështore.
Nga burime pë SYRI-n, mësohet se do të mbajë fjalën e tij edhe Chris LaCivita, ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët, të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme.
Gjithashtu më 12 prill, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të prezantohet programi i PD-së, ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur atë.
© SYRI.net