SYRI TV/ Drejtuesit e opozitës mesazhe nga burgu, Meta: Izolimi nga narkoregjimi s’më ndal. Salianji: Mos jini të nënshtruar

17:04, 11/04/2025

Pak orë pas  nisjes zyrtare të  fushatës elektorale, Presidenti i partisë së Lirisë Ilir meta dhe ish deputeti demokrat Ervin Salinji, kanë reaguar nga qelia. Meta e cilësoi nisjen e fushatës, fillimin e betejes për të çliruar vendin nga regjimi që ka instaluar kryeministri, ndërsa Salianji u bëri thirrje qyteatërve t’i bashkohen opozitës, për të sjelle  ndryshimin në vend.

Syri Tv

Në ditën e çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kanë reaguar edhe drejtuesit e opozitës që ndodhen në qeli. Ndërsa do të mungojë fizikisht në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili garon në listat e Tiranës e cilësoi nisjen e fushatës, si fillimin e betejes për të  larguar  regjimin e kryeministrit Edi Rama, pasi më 11 maj, koalicioni aleanca për shqipërinë madhështore do të triumfojë.

Më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale, edhe ish deputeti demokrat,  Ervin Salianji i cili prej muajsh vuan  dënimin në burgun e Fierit, ju bëri thirrje  qytetarëve ti bashkohen çeljes së fushatës së opozitës, kur kanë ngelur dhe 30  ditë nga ndryshimi.

Meta dhe Salianji i kanë cilësuar si politike dënimet e tyre dhe si përpjekje të kryeministrit Edi Rama, për t’i mbyllur  gojën opozitës, duke futur në burg, përfaqesuesit e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco