Avokati Genci Gjokutaj e cilëson SPAK-un si institucion problematik në raport me lirinë, veçanërisht atë të medias dhe zgjedhjeve. Ne emisionin ‘Çim Peka Live’, në SYRI TV, Gjokutaj vuri në pikëpyetje besueshmërinë e Prokurorisë së Posaçme, për të garantuar zgjedhje të lira, ndërkohë që, sipas tij, ky institucion ndjek dhe përndjek shtypin e lirë, fsheh prova dhe vepron me standarde të dyfishta.
Gjokutaj paralajmëron se përplasja me median është shenjë e qartë e autokracisë, dhe se ‘lufta me fjalën e lirë’ është akti i fundit i çdo regjimi që kërkon të kontrollojë gjithçka.
Genci Gjokutaj: SPAK ka problem me lirinë, si term. Është shumë e rëndësishme, unë bëj një pyetje, ky SPAK që godet lirinë e medias ose fsheh provat në raste të tjera, detyrohet gjykata t’i thotë merri të pandehur këta.
A mund të garantojë lirinë e zgjedhjeve? Se këta kanë marrë përsipër platformën e zgjedhjeve, që sdo lënë të vidhet asnjë votë. Këtej procedon dhe përndjek shtypin e lirë. Pra këto janë, këtë po bashkëjetojnë. Janë dy të kundërta që nuk mund të bashkëjetojnë brenda një institucioni.
Këto kanë origjinë politike, të dyja. Edhe për zgjedhjet, SPAK-u do të bëjë përzgjedhjen e Ramës edhe për goditjen e medias. Sepse kapja e medias, u kap media, por nuk u kap 100 %. Tani duhet treguar ‘gogoli’ medias, që shiko, ti nuk duhet të flasësh. Dhe në fakt diktaturat, autokraturat, akti i fundit është lufta me median. Por me statistikë, askush nuk e ka fituar dot, asnjëherë ndeshjen me mediat.
Ky është një problem madhor që kemi ne. SPAK-u edhe njëherë, qartazi qe testuar në skalionin në krah me politikën, me mazhorancën.
© SYRI.net