VIDEO/ Luani kafshoi një person në Fier, nis hetimi për pronarin e kafshës

11:25, 10/04/2025

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar nga Zharrëzi i Fierit.

Bëhet fjalë për rastin që para disa ditësh bëri xhiron në rrjetet sociale ku shfaqej një luan që kafshonte një qytetar në Shqipëri. Ky i fundit donte të pozonte me të.

Policia thotë se nisi menjëherë hetimet dhe identifikoi 52-vjeçarin nga Zharrëzi si pronar të kafshës së egër.

Hetimi në gjendje të lirë për të nisi pasi 52-vjeçari dyshohet të ketë shkelur ligjin për karantinën e bimëve dhe kafshëve.

52-vjeçari ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnje në rrugë 6 muaj më parë kur ishte e vogël.

Ai ka treguar se e ka mbajtur në banesën e tij për disa kohë, derisa para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco