'Bashkë sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë!' Këlliçi e kandidatët PD-së takojnë banorët e Selitës

'Bashkë sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë!' Këlliçi e kandidatët PD-së takojnë banorët e Selitës

19:05, 09/04/2025

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtar i kryesisë i kësaj partie, Belind Këlliçi vijoi sot takimet me qytetarët e degës 5 në Selitë në Tiranë.

"Problematikat janë serioze. Mungesa në infrastrukturë, shërbime bazë, shëndetësi” vuri në dukje Këlliçi ndërsa qytetarët i njohu me Paketën e Dhembshurisë që parashikon të implementojë Partia Demokratike në 100 ditët e para të qeverisjes nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

- 200 euro minimumi jetik
- 500 euro rroga minimale
- 1200 euro rroga mesatare
- Rritje 20% e pensioneve
- Ulje e çmimit të energjisë ne 7 cent/kilovat

Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të Selitës të votojnë nr 1, PD dhe kandidatët e saj për të ardhshmen e Shqipërisë.Bashkë me Këlliçin  në takim me banorët e Selitës ishin dhe kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali dhe Akil Kraja

“Të gjithë bashkë, mund të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë” shkruan Këlliçi në postimin e tij në facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco