Erdhi me premtime të mëdha, por Edi Rama e braktisi fshatin që në mandatin e tij të parë.
Mijëra shqiptarë kanë braktisur zonat rurale të vendit, për shkak se, shteti i Edi Ramës nuk u ka ofruar asgjë, jo vetëm në të ardhura, por u ka shkurtuar edhe shërbimet dhe infrastruktura nuk është mirëmbajtur.
E këto kanë sjellë edhe braktisjen.
Por programi i Partisë Demokratike ‘Shqipëria Madhështore’ një shtyllë të tij ka dhe rigjallërimin e zonave rurale në vendit, duke nisur që me rikthimin e shërbimeve, mirëmbajtjen e infrastrukturës, subvencionimin e fermave dhe ekonomive bujqësore, me qëllim që banorët të mos largohen nga shtëpitë e tyre, por të gjallërojnë ekonomitë familjare.
© SYRI.net