Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë diten e sotme një takim në qytetin e Elbasanit, ku do te prezantohet dhe lista e kandidatëve për deputet të këtij qarku.
Takimi është në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve 11 majit, dhe do prezantohet lista fituese e opozitës dhe programi për “Shqipërinë Madhështore”.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Sportit të qytetit në orën 10.00, njofton zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike.
© SYRI.net