Takimi i PD në Ballsh/ Bardhi:PD ka vullnetin dhe aftësinë për të bërë realitet ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë

Takimi i PD në Ballsh/ Bardhi:PD ka vullnetin dhe aftësinë për të bërë realitet ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë

16:35, 04/04/2025

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, u shpreh para qytetarëve të Ballshit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe unitetit në këtë periudhë të rëndësishme zgjedhore.

Ai shprehu mirënjohjen për ekipin energjik dhe të motivuar të grupseksionit të qytetit, i cili po punon pa u lodhur për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Takimi me ta ishte një moment frymëzimi dhe energjie pozitive, duke përçuar mesazhin e qartë: vetëm Partia Demokratike ka vullnetin dhe aftësinë për të bërë realitet ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë.

Postimi:

Me super-ekipin në Ballsh
Takim energjik dhe frymëzues me ekipin e grupseksionit të qytetit në Ballsh! Ishte mbresëlënës motivimi i tyre për të trokitur në çdo derë, për të biseduar me njerëzit dhe për t’u thënë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve: vetëm Partia Demokratike ka dëshirën, ka vullnetin, ka aftësinë për të bërë ndryshimin!
Plani ynë ka një objektiv të vetëm: Të sigurojë mirëqenie dhe punë për familjet shqiptare në vendin tonë! Bashkimi ynë është çelësi për të arritur këtë objektiv!
Voto nr.1, voto PD! Ndryshimi nis nga vota juaj në 11 Maj!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco