SYRI TV/ PD kërkon ndërhyrjen e KQZ-së për përdorimin e logos dhe simboleve nga Lulzim Basha

15:33, 04/04/2025

Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ përdorimin e  simboleve e logos së PD nga Lulzim Basha. Përmes një kërkesë zyrtare, PD i kërkon KQZ të mbyllë faqet në rrjetet social që  kontrollohen nga grupimi i Bashës të cilat dikur  kanë shërbyer si faqja kryesore e PD në fushatën e 2017, ç’ka nxit konfuzion tek zgjedhesit.

Në  kërkesën e depozituara nga përfaqësuesi ligjor i demokratëve në KQZ Franci Nuri theksohet se Basha dezinformon dhe keqpërdorimin në website në internet,  logot dhe emblemat dalluese të PD, të cilat aktualisht i përdor edhe subjekti zgjedhor ‘PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’  koalicion i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

'Përdorimi i këtyre simboleve në rrjetet sociale, në Internet, në Facebook, Instagram e më gjerë, nga individë apo subjekte politike të tjera, përveç se ngatërron zgjedhësit për zgjedhjet e 11 Majit, nis një për hak ditë, do të dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë, duke krijuar konfuzion në pjesën më të konsiderueshme të publikut dhe elektoratit. Ndaj kërkojmë që kjo kërkesë të merret në shqyrtim nga KQZ, maksimalisht deri në hapjen e fushatës zgjedhore zyrtare.Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative për ndalimin, për heqjen e shkeljeve dhe cenimit të interesave të PD-ASHM nga një individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dhe dorëzimin tek përfaqësuesit e PD-së aksesit të llogarive/kredencialeve të PD-së që po keqpërdoren nga individë apo subjekte zgjedhore.'

Lidhur me këtë reagoi edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se  nuk ka asnjë veprim që të mund të bëjë shqiptarët të votojnë Lulzim Bashën

 Në shkresën që PD ka bashkangjitur të gjitha websitet në rrjetet sociale që sipas saj po keqpërdoren nga Lulzim Basha. Më herët PD denoncoi përdorimin e logos së PD në zyrat elektorale të Bashës,  të cilat KQZ urdhëroi të mbyllen menjëherë.

 "Brava në mision ja dikton padroni i tij Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie. Natyrisht është një akt shumë i gabuar, gjest i dënueshëm. Shqiptarë që të votojë më lul bravën nuk ka.", tha Berisha

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco