SYRI TV/ Berisha prezanton programin për pensionistët: Në 12 vite, Rama trajtim ç’njerëzor

15:18, 04/04/2025

Lideri i opozitës Sali Berisha, zhvilloi një takim me pensionistët nga ku prezantoi programin e PD për ta. Berisha akuzoi qeverinë se në 12 vite u ka bërë trajtim çnjerëzor pensionistëve, duke mos ofruar asnjë mbështetje për ta. Kryedemokrati premtoi se në 3 muajt e parë të qeverisë së tij do të vendoset minimum jetik 200 euro, dhe çdo pension mbi këtë vlerë do të rritet 20%. Berisha  premtoi vendosjen e kartës së  kosumatorit, zgjerimit e listës së rimbursimit të ilaçeve, analiza mjekësore falas dhe uljen e çmimit te energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Syri TV

Gjatë takimit që zhvilloi me pensionistët në Tiranë, lideri i opozitës Sali Berisha prezantoi programin e PD për pensionistët, ndërsa akuzoi qeverinë se në këto 12  vite i ka lënë ata pa mbështetje dhe në harresë. Berisha deklaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë, por qeveria zgjodhi të vjedhë përmes aferave korruptive.

Berisha theksoi se pas 11 majit kjo situatë do ndryshojë dhe në 3 muajt e parë të qeverisë së PD, nuk do të ketë pension nën 200 euro.

Po kështu, Berisha u zotua për vendosjen e kartës së konsumatorit, zgjerim të listës së ilaçeve, dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm për ta.

Teksa dëgjoi edhe shqetësimet dhe sugjerimet e shoqatave të pensionistëve, Berisha i garantoi se qeveria e PD do të heq çdo detyrë fiksal për  të moshuarit që  punojnë. Ai premtoi analiza  mjekësore falas për pensionistët

Beriha apeloi  për mbështetje të gjerë për këtë program, duke theksuar se ndryshimi mund të realizohet vetëm me ndihmën e qytetarëve dhe pensionistëve. Ai tha se më 11 maj është mundësia për të ndalur skamjen në vend.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco